Kthehen në Gjilan"Shtegtarët e Lirë"

“Shtegëtarët e Lirë” nga Gjilani u kthyen nga udhëtimi 78 ditësh më këmbë në Bruksel, ku me moton “5 milionë hapa për 1 hap” përcollën simbolikisht mesazhin për liberalizimin e vizave, sa më parë që është e mundur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kthehen në Gjilan"Shtegtarët e Lirë"

Në pritjen sot me ceremoni solemne, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, udhëtimin nga qyteti më i madh lindor i Kosovës deri në Bruksel e ka vlerësuar “ecje epike” drejt liberalizimit të vizave.

“Ishte ecje për një liri, një të drejtë dhe një barazi që qytetarët e Kosovës sot nuk e kanë”, u shpreh ai në ceremoni, ku u dhanë edhe mesazhe kundër migrimit ilegal e për përshpejtim të procesit drejt liberalizimit të vizave dhe integrimeve në BE. “Shtegtarët e Lirë” thanë se në Bruksel kishin marrë mesazhe e mbështetje për shpejtim të liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Pikërisht nga atje ju kemi sjellë një mesazh që t’i themi ‘Jo’ migrimit ilegal, por ta presim liberalizimin e vizave dhe të udhëtojmë lirshëm si të gjithë qytetarët e Evropës”, u shprehën ata.

“Shtegtarët e Lirë”, Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha, në udhëtimin prej 2500 kilometrash këmbë nga Kosova për në Bruksel, ku mbërritën në 17 korrik, janë nisur në 30 prill në ora 09.30 nga sheshi “Agim Ramadani”, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme