Shtypi i Kosovës 19.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 19.07.2014

Gazeta “Koha Ditore”

MUSTAFA I KONTESTUAR EDHE NJË MUAJ
Deputetët e PDK-së e kanë bërë të premten çështje kushtetuese aktin e zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit. Përgjigje nuk pritet të marrin para një muaji. Për pasojë, posti do t’i kontestohet Mustafës deri atëherë. Shkaku i kësaj situate, presidentja Atifete Jahjaga nuk ka krijuar ndonjë raport institucional me të. As përfaqësitë diplomatike nuk i kanë shprehur publikisht ndonjë urim. Përgjigjja se a do të mbetet në pozitë apo do të rrëzohet Mustafa nuk do të merret shpejt. Një burim që njeh procedurën e vendimmarrjes në Kushtetuese ka thënë se në versionin më optimist, Gjykata mund të përgjigjet tek në pjesën e dytë të gushtit.

Tituj të tjerë:

Merkel kërkon urgjentisht formimin e Qeverisë së Kosovës
Kabashi dështon ta sjellë Laura Pulën në krye të Prokurorisë
Bota shokohet nga tragjedia në Ukrainë
Fadil Vokrri akuzohet për dy vepra penale – Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, të premten ka gdhirë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ai është arrestuar të enjten me dyshimin se ka shkaktuar aksident trafiku më 11 korrik, ku si pasojë janë lënduar dy vajza të reja. Njeriut të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orësh.

Gazeta “Tribuna”

ZGJEDHJET MBESIN OPSION
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në rastin kur vendimi i Gjykatës Kushtetues do të vonohej përtej 4 gushtit dhe ky vendim do të konstatonte se seanca e konstituimit të Kuvendit ka qenë e paligjshme dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk është konstituuar, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme.

Tituj të tjerë:

PDK do seancë të re
Kredibiliteti i institucioneve në rrezik!
‘Ngërç’ në AKP – Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk do të mund të marrë vendime për likuidimin e më shumë se 200 ndërmarrjeve shoqërore për shkak të mungesës së anëtarit të tretë ndërkombëtar.

Gazeta “Zëri”

KRASNIQIT IA HEQIN SIGURINË
Një ditë pasi ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ia dorëzoi postin Isa Mustafës, Qeveria e Kosova iu hakmor ish-kryekuvendarit dhe ish-bashkëpunëtorit të dikurshëm. Dje paradite me një “urdhër nga lart” dhe në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët e Lartë, Krasniqit ia hoqën nga shtëpia sigurimin policor.

Tituj të tjerë:

Kushtetuesja, shpresa e fundit
Zgjedhjet në prag! – Në mungesë të një marrëveshje politike dhe ndërmjet luftës së të dy taborëve politike të krijuara së fundi, LDK-ja me partnerë dhe PDK-ja me partnerë, se në favor të kujt është ligji dhe vota e qytetarëve për të pasur Qeverinë, sipas analistëve vendorë nuk përjashtohet as mundësia e organizimit të zgjedhjeve të reja.
Zgjedhja e Mustafës është legjitime

Gazeta “Epoka e Re”

VENDIMI DO TË JETË NË ANËN E PDK-së
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të lëndës së kësaj partie për vlerësimin e shkeljes së Kushtetutës në seancën konstituive të Kuvendit, në të cilën Isa Mustafa është zgjedhur kryeparlamentar.

Tituj të tjerë:

Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës nuk ka zgjuar ndonjë reagim të bashkësisë ndërkombëtare – Diplomatët s’e urojnë Mustafën, e presin Kushtetuesen
Mblidhen 100 mijë nënshkrime – Rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë nënshkruar peticionin nëpërmjet të cilit kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Gazeta “Lajm”

PDK: KRYEPARLAMENTARI I PALIGJSHËM

Tituj të tjerë:

Merkel: Në Kosovë urgjente formimi i Qeverisë
Kushtetuesja do të zgjidhë ngërçin politik
Seanca filloi mirë, por u prish gjatë procesit

Gazeta “Bota Press”

POROSIA GJERMANE: QEVERIA E KOSOVËS TË FORMOHET URGJENTISHT!

Tituj të tjerë:

Gjykata Kushtetuese s’mund të vendosë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit – Isa Mustafa: Uzurpimi i ulëseve të Kuvendit nga PDK ishte i paligjshëm
Kuvendi në “pauzë parlamentare”

Gazeta “Kosova Sot”

PDK-ja DO TA RESPEKTOJË KUSHTETUESEN
Seanca konstituive përfundon në Gjykatë – Dorëzohet kërkesa për pezullimin e zgjedhjes së Mustafës

Gazeta “Bota Sot”

GJYKATA KUSHTETUESE NUK IA RRIT FUQINË POLITIKE PDK-së!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme