Shtypi i Kosovës 16.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 16.07.2014

Gazeta “Koha Ditore

LDK-AAK-NISMA S’E DUAN VV-në DREJTUESE TË DIALOGUT
Blloku LDK-AAK-Nisma nuk e pranon kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje që dialogun me Serbinë ta drejtojë subjekti që e udhëheq Albin Kurti, si dhe që Marrëveshja e 19 prillit e vitit të kaluar të dërgohet në Komisionin e Venecias. Këto janë dy nga pesë pikat e një aneksi që lëvizja Vetëvendosje e ka nxjerrë në tavolinë në takimin e së hënës. Me tri pikat e tjera LDK-AAK-Nisma janë pajtuar.

Tituj të tjerë:

Nisin përgatitjet e një marrëveshjeje ndërmjet dy Mitrovicave
Merkel i jep mbështetje Kosovës për të ardhmen euroatlantike
Rruga e Kombit nuk ka përfunduar, duhet edhe 143 milionë euro
Gjashtë vjet për databazën e trashëgimisë kulturore me gabime
4.5 milionë euro për sallën e klinikës që ka veç një kardiokirurg

Gazeta “Zëri

“TË FORTIT” BARRIKADOHEN NË KUVEND
“Lufta” për karrige pritet të shfaqet të enjten në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Të fortit” e partive politike nuk do të lëshojnë pe, kur bëhet fjalë për karriget e renditjes në mes të legjislativit.

Tituj të tjerë:

Dy pikat që rrezikojnë koalicionin
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, skenari më i keq
Jahjaga pranë Merkelit në Samit
FSK-ja me plisa e kobure
Sport – Kosova drejt Evropianit

Gazeta “Tribuna

FOL PRESIDENTE!
Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, po i kërkohet që t`i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese edhe disa pyetje. Ato do të duhej të kërkonin përgjigje nga Gjykata nëse grupet parlamentare mund të krijohen para konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga dy tre parti të dala prej zgjedhjeve dhe kësisoj ta fitojnë të drejtën për ta propozuar kryeparlamentarin.

Tituj të tjerë:

PDK në pritje
Treshja vazhdon vetë, por drejt zgjedhjeve – Blloku LDK, AAK dhe Nisma duket se po e humb partnerin e supozuar më 10 qershor, ditën kur liderët e këtyre tri subjekteve e kishin nënshkruar një draft inicial të marrëveshjes për koalicion. Me 47 ulëse në Kuvend, ky bllok kishte supozuar se do ta ketë edhe mbështetjen e 16 deputetëve të Vetëvendosjes.
Bradshaw pritet me me plisa e me tirq

Gazeta “Epoka e Re

GARDA E NDERIT ME PLISA E TIRQI

Tituj të tjerë:

Haradinaj: Minoritetet shprehën dëshirën e partneritetit
Vendimi i Kryesisë së Kuvendit është legjitim – Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka monitoruar punën e Kuvendit, ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Gazeta “Bota Sot

KOALICIONI LDK-AAK-NISMA NUK DORËZOHET! EC EDHE PA VETËVENDOSJEN
Vetëvendosje rrit presionin mbi koalicionin, buzë prishjes së marrëveshjes

Tituj të tjerë:

Marrëveshja e koalicionit me VV në qorrsokak!
Përplasjet në Kuvend a mund të kthehen në dhunë!?
Garda e FSK-së me uniformë kombëtare, me plis dhe tirq

Gazeta “Lajm

KUR ERRËSOHEN SYTË PËR PUSHTET

Tituj të tjerë:

U prish pazari me Vetëvendosjen
Dështimi i pritur

Gazeta “Kosova Sot

PLAÇKITJA VAZHDON –Mërgimtarëve u merrn 30 euro për dy javë – Pasojat e mosanëtërësimit në Kartonin e Gjelbër

Gazeta “Bota Press

NJERËZIT E FSHEHUR NË “ISTIKAME” PO E SULMOJNË LDK-në!

Gazeta “Sport Plus

KOSOVA NË KUALIFIKIME – Hendboll: U hodh shorti për “Euro 2018”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme