Një gjykatë shpall Holandën fajtore për tragjedinë e Srebrenicës

Një gjykatë në Hagë shpalli Holandën përgjegjëse për vdekjen e qindra myslimanëve në Srebrenicë.

Një gjykatë shpall Holandën fajtore për tragjedinë e Srebrenicës

Për këtë gjykatë "shteti holandez është përgjegjës për humbjet e shkaktuara nga familjarët e dëbuar nga serbët e Bosnjës, nga Dutchbat-i deri në Potoçari, pasditen e 13 korrikut të vitit 1995″, pasi Kaskat Blu duhej t’i mbronin.

Sipas kësaj gjykate, Holanda është përgjegjëse për dëbimin e 300 burrave dhe djemve myslimanë, të cilët gjendeshin pranë vendndodhjes së batalionit holandez, Dutchbat, por jo për të gjithë 8.000 burrat, që u vranë nga trupat serbe, ashtu si këmbëngulte organi i akuzës.

Sipas gjykatës, pasditen e 13 korrikut, Dutchbat-i "nuk duhej t’i kishte lënë këta persona të iknin".

"Ushtarët holandezë duhet të kishin mbajtur parasysh që këta persona mund të ishin viktima të mundshme të një gjenocidi", theksoi gjykata.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme