Shtypi i Kosovës 15.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 15.07.2014

Gazeta “Koha Ditore

DY MITROVICAT NISIN DIALOGUN PËR NDËRTIMET
Nga e marta do të nisin takimet trepalëshe – Qeveri, Mitrovicë Jugore dhe Mitrovicë Veriore – që për synim kanë evitimin e ndërtimeve politike, të cilat kanë prodhuar tensione ndërmjet shqiptarëve e serbëve.

Tituj të tjerë:

Pa marrëveshje për Qeverinë LDK-AAK-Nisma-VV
Refuzohet kërkesa e Berishës dhe e Pacollit për hotelin “Grand”
UP-ja, me rregulla të reja për procesin rekrutues që nisi qe 15 muaj

Gazeta “Epoka e Re

RAMA NDRYSHOI IMAZHIN E SHQIPËRISË
Adem Demaçi flet për 300-ditëshin e Edi Ramës në krye të qeverisë shqiptare -Punët që i ka bërë Edi Rama për 300 ditë nuk ishin bërë për 20 vjet – Politikanët e Kosovës duhet të marrin mësim nga Edi Rama.

Tituj të tjerë:

Kokëfortësia na çon në zgjedhje të reja
Drejtësi për gratë e dhunuara në Kosovë
Sot takohen ekspertët për barrikadën

Gazeta “Tribuna

S’KA ZGJIDHJE PËR TENSIONET NË KUVEND
Të dyja blloqet pretendojnë se u takon pjesa qendrore e ulëseve në Kuvend, e rezervuar për grupin më të madh parlamentar. Caktimi i ulëseve e ka edhe domethënien e vet. Me të fituar vendin si grupi më i madh, fiton edhe të drejtën e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit. Kështu që këto paqartësi, pritet të jenë pjesë e zhvillimeve dramatike të seancës konstitutive të 17 korrikut.

Tituj të tjerë:

Gashi paralajmëron buldozer për sheshet – Ndërhyrja vendëse e ndërkombëtare ka ndalur punimet në tre sheshe në pjesën veriore të Mitrovicës.
Treshja nuk vetëvendosë
Nuk hiqet testi, ulen kriteret – Për çdo vit më shumë se gjysma e maturantëve mbesin pa diplomë të shkollës së mesme. E gjithë kjo si pasojë e moskalueshmërisë së testit të maturës që ata i nënshtrohen e të cilin e organizon për çdo vit Ministria e Arsimit.

Gazeta “Zëri

DRAFTI PËSON NDRYSHIME, MARRËVESHJA AFËR
Burime të gazetës “Zëri” thonë se drafti i Marrëveshjes, Blloku-LVV, ka pësuar disa ndryshime gjatë takimeve të grupit punues dhe pritet të shqyrtohet nga liderët partiakë. Por, për detajet do të vendosët në takimin e radhës që pritet të mbahet sot.

Tituj të tjerë:

Haradinaj i çon selam PDK-së: Mos i zini ulëset
Angelika Viets, ambasadore e re gjermane në Kosovë
Me thes në kokë e bartën nëpër Shkup
Shqiptarëve të mos u lejohet të ndërtojnë në Mitrovicë
Editorial -Kosovarët zhvillojnë Evropën

Gazeta “Bota Sot

SERBËT DHE VERIU APO APETITET PËR PUSHTET, MUND TË THYEJNË KOALICIONIN KUNDËR THAÇIT 3?!
Çfarë po i ndan koalicionin LDK-AAK-NISMA me Vetëvendosjen?

Tituj të tjerë:

Ta bëjmë bashkimin ekonomik Kosovë – Shqipëri!
Nisi gara për drejtimin e LDK-së
Editorial – Qeveria bëhet pa Vetëvendosjen, por Albini ta mbajë besën!

Gazeta “Lajm

S’PO MASHTROHET ALBINI -Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet liderëve të LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, lidhur me formimin e një koalicioni të gjerë.

Gazeta “Kosova Sot

MORALI POLITIK I OPOZITARËVE BIE PËRTOKË – Vijat e kuqe “harrohen” nga lakmia për pushtet

Gazeta “Bota Press

U TAKUAN, FOLËN, U AFRUAN POR NUK (U) NËNSHKRUAN!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme