Slloveni – Zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Sipas sondazheve, në vend të parë ndodhet ”Partia e re” e Miro Cerarit.
128331
Në Slloveni dje u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku për të tretin vit rresht sllovenët thirren në votime për të zgjedhur qeverinë e tyre.
Kryeministrja sllovene, Alenka Bratushek vendosi zhvillimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme pasi humbi vendin e lideres në partinë në pushtet ”Sllovenia pozitive” dhe pasi dha dorëheqjen.
Sipas sondazheve, në vend të parë ndodhet ”Partia e re” e Miro Cerarit. Megjithatë, Cerar vështirë se do të fitojë shumicën e votave, çka rrjedhimisht shtron kërkesën për koalicion të ri qeveritar.
Pritet që partia e Miro Cerarit të marrë 31,3 për qind të votave, Partia Demokratike Sllovene e Janez Janshës 23,4 për qind, ndërsa DeSUS rreth 11 për qind të votave.