Nuland takon drejtuesit e lartë të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Nuland takon drejtuesit e lartë të Kosovës

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, do të zhvillojë sot në Prishtinë takime me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës.

Sipas agjendës së njoftuar, gjatë paradites Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, e cila më pas do pritet edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa do të ketë takim edhe me Isa Mustafën, kryetar i LDK dhe Ramush Haradinajn kryetar i AAK.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Victoria Nuland, e cila pas vizitës dje në Tiranë, sot do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, në turnenë e vizitave në vendet ballkanike, në Forumin e Kroacisë në Dubrovnik ka përshëndetur arritjet e Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, duke thënë se Ballkani Perëndimor ka të ardhme të sigurt drejt BE-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme