Shtypi i Kosovës 11.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 11.07.2014

Gazeta “Koha Ditore

LDK-AAK-NISMA E VV ME EKIP EKSPERTËSH PËR DIALOG E PRIVATIZIM

Pas takimit, i cili ka zgjatur tri orë, e ku prezentë ishin 12 veta, përfaqësues të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe “Vetëvendosjes” në fund liderët janë pajtuar për krijimin e një ekipi të ekspertëve, i cili ka afat deri të dielën t’i qartësojë pozicionet sa u përket parimeve të dialogut dhe procesit të privatizimit.

Tituj të tjerë:

Punëtorët e tubave duan edhe kamatë, i kërkojnë 35 milionë euro

“Luftë” sheshesh mes shqiptarëve e serbëve

Mërgimtarët paguajnë pesë herë më shumë në spitale sesa vendasit

Paragjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Gazeta “Zëri

MINORITETET, ME SHUMICËN PARLAMENTARE

Partitë politike të minoriteteve shumë shpejt pritet të vendosin se cilin subjekt politik shqiptar

ta mbështesin në seancën e 17 korrikut. Ata thonë se do ta mbështesin atë subjekt, i cili arrin

ta krijojë shumicën parlamentare.

Tituj të tjerë:

“Vetëvendosja” pret vetëm edhe tri ditë

Brovina, Hamiti e Haliti, me pesë legjislatura

Kundërpërgjigjen me sheshin “Adem Jashari”

Maqedonia, rrezik konflikti ndëretnik

Gazeta “Tribuna

BISEDIME PËR SHESHET

Dy sheshe në veri të Mitrovicës, njëri i ndërtuar nga serbët dhe tjetri nga shqiptarët, do të jenë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Tituj të tjerë:

LDK-ja hesht përballë Mendimit!

Ultimatumi i Kurtit

Paratë “në pushim” jashtë vendi

Gazeta “Epoka e Re

E PRESIM PËRKRAHJEN E VETËVENDOSJE!-s

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja, pasi koalicioni LDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë e re

Tituj të tjerë:

Kurti u qet kushte për pjesëmarrje në qeveri

Ashton kërkon zgjidhje për çështjen e barrikadave

Gazeta “Kosova Sot

BLOMEYER-KLASËS POLITIKE: INTERESAT E VENDIT PËRPARA ATYRE PARTIAKE

Ka zemërim mbi pasurinë e pashpjegueshme të politikanëve – Intervistë e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer

Tituj të tjerë:

Nevoja për freskim të partive

Regjistrohen kundërligjshëm

Zgjedhjet e reja vënë në siklet KQZ-në

Gazeta “Bota Sot

ISA MUSTAFA PO IA DORËZON LDK-në HARADINAJT

Donika Gërvalla letër të hapur Këshillit Drejtues të LDK-së

Tituj të tjerë:

Lufta kundër LDK-së dhe liderit dr. Ibrahim Rugova

Presioni dhe propaganda e PDK-së se shpëton Thaçin nga pensionimi!

Gjermania: Serbia të nënshkruajë traktat fqinjësie me Kosovën

Koalicioni entuziast, por Albini i jep tri ditë afat!

Gazeta “Bota Press

TË PREMTEN DO TË “ULEN TEMPERATURAT” NË LDK!

KP i LDK-së mblidhet për koalicionin me AAK-në dhe Nismën

Tituj të tjerë:

Lutfi Haziri: Mos “u gëzoni” LDK-ja nuk do të përçahet

Gazeta “Lajm

ISA, S’I KAPËRCEN DOT VIJAT E KUQE?

 

Tituj të tjerë:

Regjistrohet koalicioni

Takim pa ndonjë rezultat konkret

 

Gazeta “Sport Plus

GJERMANIA FAVORITE


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme