Greqi - Zëdhënësit të Agimit të Artë i jepet masa e paraburgimit

Ilias Kassidiaris, deputet i partisë neonaziste greke, do të përgjigjet për akuzat për transport të paligjshëm të armëve për një organizatë kriminale.

Greqi - Zëdhënësit të Agimit të Artë i jepet masa e paraburgimit

Ai është deputeti i nëntë i partisë, që i është komunikuar masa e paraburgimit.

Zëdhënësi i partisë neonazite greke, "Agimi i Artë", Ilias Kassidiaris ka dalë para gjykatës në kuadër të një hetimi gjyqësor të ndërmarrë në muajin shtator ndaj partisë së tij, ku pjesa më e madhe e deputetëve janë akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Anëtarët e "Agimit të Artë" janë përgjegjës për të paktën dy vrasje, si dhe dhunime të shumta.

Shpallur fajtor vitin e kaluar për akuzën, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe vendosur në liri me kusht, Ilias Kassidiaris është thirrur përsëri në gjykatë për tu përgjigjur për akuza të tjera, si ajo për transport të paligjshëm të armëve për një organizatë kriminale.

Tashmë, pothuajse gjysma e 18 deputetëve të zgjedhur të partisë Agimi i Artë në vitin 2012 po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një shoqëri kriminale, tetë prej të cilëve ndodhen në burg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme