Sot mbahet samiti IX për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit

Këtë vit takimi mbahet në Dubrovnik dhe ka për qëllim analizimin e perspektivave të vendeve që kanë mbetur jashtë BE-së si Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.

Sot mbahet samiti IX për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit

Samiti IX i Kroacisë do të fillojë sot në Dubrovnik.

Ky samit ndërkombëtar i kushtohet tradicionalisht rajonit të Ballkanit dhe perspektivës së tij për integrimin në strukturat euroatlantike.

Anëtare e BE-së që prej vitit 2013, Kroacia ka përdorur forumin për të promovuar kandidaturën e saj për anëtarësim.

Këtë vit takimi ka për qëllim analizimin e perspektivave të vendeve që kanë mbetur jashtë BE-së si Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja.
“Për rajonin e Ballkanit, integrimi në NATO dhe BE është gjithmonë sinonim i stabilitetit dhe konsolidimit të funksionimit të shteteve”, u shpreh ministrja e Jashtme kroate, Vesna Pushic për agjencinë zyrtare kroate të lajmeve HINA.

Tetëmbëdhjetë ministra të Jashtëm të vendeve të Ballkanit dhe të BE-së do të të marrin pjesë, duke përfshirë edhe ministren e Jashtme italiane, Federica Mogherini, si edhe diplomatë nga Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, Kina, Rusia dhe Japonia.

Në këtë forum do të jenë të pranishëm edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme