Shtypi i Kosovës 10.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 10.07.2014

Gazeta “Tribuna

GRUPIMI PDK ME PAKICAT ÇON VENDIN NË ZGJEDHJE

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, grupi më i madh parlamentar merr të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Por, në rastin e PDK-së, edhe nëse ka arritur të sigurojë një grup me më shumë sesa 47 deputetë për t’u identifikuar si më i madhi, nuk besohet se do t’ia dalë që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Grupimi LDK, AAK dhe Nisma, duke llogaritur në mbështetjen e Vetëvendosjes, beson se i ka gjithsej 63 vota

Tituj të tjerë:

Gashi: Nuk do të lejojmë ndërtimin e sheshit “Car Llazar”
Kusari-Lila: AKR do të ristrukturohet
Agjencia e ryshfetit! – Drejtuesit e Agjencisë për Akreditim po akuzohen se po u kërkojnë dhjetëra mijëra euro ryshfet drejtuesve të universiteteve dhe kolegjeve private në këmbim të akreditimit.

Gazeta “Epoka e Re

S’KA QEVERI PRO EVROPIANE PA PDK-në

Nëse dikush ka dëshirë të djegë lojën duke u marrë me politika personale ne do t’i kthehemi sovranit përsëri – Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë me dije se logjika e shëndoshë dhe numrat në Kuvend tregojnë se në Kosovë nuk mund të ketë një qeveri pro evropiane dhe pro amerikane pa PDK-në.

Tituj të tjerë:

Grupi parlamentar do të quhet “LDK, AAK, NISMA”
Kryeparlamentari mund të zgjedhet me precedent

Gazeta “Lajm

MASHTRIMI I MADH I ALBIN KURTIT

Marrëveshja për koalicion ndërmjet partive politike që humbën zgjedhjet i ka befasuar të gjithë, por befasia më e madhe ka qënë gatishmëria e paparë e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjës për ta përkrahur një qeveri të Ramush Haradinajt, Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt.

Tituj të tjerë:

Kosova e pafuqishme ndaj Serbisë në veri
Zgjedhja do të zhbllokojë çdo gjë

Gazeta “Zëri

PDK-ja HUMB PRIMATIN NË KUVEND

Tituj të tjerë:

Arnohet autostrada 1-miliardëshe
70 mijë kosovarë azilkërkues në BE!
BE-ja s’jep data për Kosovën
Gjuriq – Editës: S’mund të bësh asgjë në veri

Gazeta “Koha Ditore

KRYEPROKURORI KABASHI PËRPIQET T’IA FSHEHË DOSJET ENVER HASANIT

Tituj të tjerë:

Qindra vetura të bashkatdhetarëve konfiskohen për shmangie të tatimeve
Maçaes: Ka progres me pesëshen e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën
Blloku opozitar nis procedurë për grup të përbashkët parlamentar

Gazeta “Bota Press

SHTOHET “ÇETA E LLAPIT” NË KUVENDIN E KOSOVËS – Ishin 3 u bënë 6

Tituj të tjerë:

A po e bëjmë, kur po e bëjmë e si po e bëjmë Qeverinë e Kosovës?
“Car Lazari” në mes të Mitrovicës e në zemër të Kosovës

Gazeta “Kosova Sot

PËRPLASJA E PARË NË KUVEND

Gazeta “Bota Sot

KËSHTU MUNDET KUNDËRSHTARI POLITIK! PDK-JA HYN NË KRIZË TË THELLË!

LDK-AAK-Nisma për Kosovën edhe zyrtarisht një grup parlamentar

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme