Shtypi i Kosovës 08.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 08.07.2014

Gazeta “Koha Ditore”

ZGJEDHJA E QEVERISË MUND TË ZGJASË DERI NË VJESHTË
Kosova mund të hyjë në vjeshtë pa një Qeveri të re. Procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe ato për formimin e Qeverisë, mund të marrin deri në 4 muaj. Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur të hënën që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret për 17 korrik. Nga kjo datë presidentes nis t’i rrjedhë koha për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Por, mund të aplikohet pauza nëse edhe çështja e kryeparlamentarit bëhet lëndë e Gjykatës Kushtetuese. Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka dy pretendentë për të marrë postin e kryeparlamentarit: koalicioni parazgjedhor i PDK-së, që në zgjedhje ka fituar më së shumti vota (37 deputetë) dhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, që bashkërisht kanë diku rreth 10 për qind më shumë vota sesa subjekti fitues (47 deputetë). Të dyja palët kanë theksuar se do t’i drejtohen gjykatës, në rast se dëmtohen gjatë seancës konstituive

Tituj të tjerë:

VV-ja thotë se PDK i ka ofruar kryeministrinë dhe gjashtë ministri
Gjysma e maturantëve e kalojnë testin
KOSTT-i eliminon kompaninë që ofertoi çmimin më të lirë
Kamionisti i bërllokut, shef i Sektorit të ndërtimit

Gazeta “Tribuna”

BETEJA PËR 17 KORRIKUN
Propozimi për rendin e ditës së seancës konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës pritet të bëhet më së largu deri më 12 korrik. Kjo dinamikë, përcaktohet nga fakti që presidentja Atifete Jahjaga ka caktuar seancën konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës më datën 17 korrik.
Andaj, tani u mbetet kryetarit në largim nga përbërja e kaluar e Kuvendit, Jakup Krasniqit si dhe ish-anëtarëve të Kryesisë që të thërrasin takimin me liderët e partive që kanë siguruar ulëse në Kuvend, për të propozuar rendin e ditës.

Tituj të tjerë:

VV duhet të vetëvendosë
“Pranvera politike” në Maqedoni
Policia shkel të drejtat e njeriut

Gazeta “Zëri”

PRAPASKENAT PËR KRYETARIN E KUVENDIT
Partitë e Bllokut janë pajtuar që të regjistrohen si grup i përbashkët parlamentar, që ta fitojnë të drejtën për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ndërsa, PDK-ja planifikon që në seancën e 17 korrikut të hyjë si grup i përbashkët me partitë e minoriteteve, pa ata të listës “Srpska”

Tituj të tjerë:

Dialogu të vazhdojë
PDK-së i rrezikohet mbështetja në Komuna – Partia e Hashim Thaçit shumë shpejtë mund ta humbë mbështetjen e LDK-së dhe të AAK-së në nivelin lokal
Editorial – Autostrada që zhvillon fqinjët

Gazeta “Lajm”

AKTIVIZOHET FAKTORI NDËRKOMBËTAR
Drejtori politik për çështjet e Evropës dhe ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert, gjatë vizitës së djeshme në Kosovë ka pasur takime të ngjeshura duke u takuar me gjithë spektrin institucional e politik në Kosovë. Poashtu gjatë javës pritet që të vijë në Kosovë edhe një përfaqësues i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. E sipas burimeve të gazetës Lajm këto vizita sjellin me vete edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar për formatin e qeverisë së ardhshme të Kosovës, ku dominon kërkesa për formimin e një qeverie stabile

Tituj të tjerë:

Të zbatohet në përpikëri Marrëveshja e Ohrit
Pozita e presidentit s’mund të bëhet pjesë e pazareve politike
Vuçiç premton realizimin e marrëveshjes me Kosovën

Gazeta “Kosova Sot”

VENDOS PRESIDENTJA, KUVENDI MË 17 KORRIK
Asgjë e re rreth koalicionit për formimin e qeverisë – PDK-ja komode, ende është në vëzhgim të situatës

Tituj të tjerë:

Editoriali – Vendi nuk pret
Rregulloret e dyshimta të KGJK-së
Marrëveshjet nuk po zbatohen – Serbia po provokon
Më shumë femra në qeveri

Gazeta “Bota Sot”

LDK-AAK-NISMA: SË BASHKU NË NJË GRUP PARLAMENTAR! THYHEN SHPRESAT E PDK-së – Presidentja cakton 17 korrikun e konstituimit të Kuvendit

Gazeta “Bota Press”

ERDHI “ZARFI” NGA BRUKSELI ME TRI PIKA NË PRISHTINË! –Emisari evropian “e vizaton” qeverinë e ardhshme të Kosovës

Gazeta “Epoka e Re”

LAN-i ME GRUP TË PËRBASHKËT PARLAMENTAR – LDK-AAK- Nisma


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme