Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

PD: Dialogu, e vetmja zgjidhje e tensionit në Maqededoni

Partia Demokratike në deklaratën e saj shprehet se “një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin.

PD: Dialogu, e vetmja zgjidhje e tensionit në Maqededoni

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dalë të shtunën me një deklaratë për mediat për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke u shprehur se “po përcjell me vemendje dhe me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku prej disa ditësh ka një klimë tensioni deri në shpërthim të dhunshëm ndëretnik”.

Partia Demokratike në deklaratën e saj shprehet se “një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin. Këto zhvillime shqetësuese shkojnë në të kundërt të aspiratës dhe vlerave të integrimit europian. Bashkëjetesa etnike dhe toleranca është rruga të cilën rajoni duhet të ndjekë dhe jo e kundërta. Kjo e vërtetë është jetike në mënyrë të veçantë për Maqedoninë. Integrimi euroatlantik dhe bashkëjetesa etnike janë simbiozë e pashmangshme për ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti”.

Po ashtu, Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje forcave të sigurisë maqedonase të vetepermbahen në kufijtë e zbatimit të ligjit. “Ne u kërkojmë gjithashtu protestuesve të vetëpërmbahen dhe të shpalosin me dinjitet qytetar kërkesat e tyre. Zgjidhja e vetme e sigurtë dhe e qëndrueshme është ajo përmes dialogut”, thuhet ne deklaratë.

“Ne të gjithë e dimë se natyra e tensioneve në Maqedoni është etnike dhe politike dhe si e tillë e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj është ajo e dialogut. Futja e çdo elementi tjetër në konflikt si, ai fetar, është jashtë realitetit dhe ngjan një artific propagandistik falls e i sajuar”, thuhet ne deklaratën e PD-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme