Shtypi i Kosovës 02.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 02.07.2014

Gazeta “Tribuna

KUSHTETUESJA SFIDON UNITETIN E OPOZITËS

Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e vet se kujt i takon e drejta për t’u mandatuar për kryeministër të Kosovës. Por, kjo gjykatë nuk ia ka lehtësuar aspak punën parashtrueses së kërkesës për interpretim të dispozitave kushtetuese, presidentes Atifete Jahjaga.

Kushtetuesja ia ka qartësuar se propozimi për mandatar duhet të vijë nga partia që ka fituar më së shumti vende në Kuvendin e Kosovës, që i bie nga Partia Demokratike e Kosovës. Por çfarë nëse i propozuari i PDK-së, nuk arrin t’i marr 61 votat e nevojshme.

Atëherë, presidentes Atifete Jahjaga i është lënë në vullnetin e saj që të vendosë nëse shansin e dytë t’ia japë koalicionit paszgjedhor apo t’ia japë të njëjtës parti.

Tituj të tjerë:

“Besëlidhja” si preventive – Blloku i partive politike, LDK, AAK, Nisma si koalicion dhe Vetëvendosje në anën tjetër, por si mbështetëse e tyre kundër qeverisë Thaçi 3, kishin njohuri të hënën në takimin e mbajtur në selinë e AAK-së se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj do t’u njihte të drejtën për të propozuar mandatarin. Mirëpo, ato dolën edhe me një deklaratë të përbashkët si zotim apo besëlidhje se nuk do ta tradhtojnë njëra-tjetrën dhe se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mandatarit të PDK-së Hashim Thaçi për konsulta rreth krijimit të qeverisë.
Mësuesit ‘fantazmë’ të Parteshit – Në komunën e Parteshit janë rreth 100 persona që paguhen si mësues e asnjëherë këmba e tyre nuk ka shkelur as në oborr të shkollës.

Gazeta “Koha Ditore

KANDIDATI PËR KRYEMINISTËR NUK KUFIZOHET NË PDK

Presidentja Atifete Jahjaga është e obliguar ta propozojë për kryeministër fillimisht kandidatin që e prezanton PDK-ja, e nëse ai dështon ta formojë Qeverinë, atëherë e ka në dorë të vlerësojë se kandidati i cilit subjekt politik do të mund të merrte shumicën e votave në Kuvend, në mënyrë që ta mandatojë atë. Jahjaga shtrëngohet t’i shmangë zgjedhjet e reja. Udhëzimet janë publikuar të martën nga Gjykata Kushtetuese.

Tituj të tjerë:

Rinumërimi i 51 vendvotimeve pa efekt në rezultatin përfundimtar
KQZ-ja ka nënshkruar kontrata në vlerë 700 mijë euro pa tender publik

Gazeta “Zëri”

FILLIMISHT PDK-ja, HERËN E DYTË VENDOS JAHJAGA

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), si partia apo koalicioni parazgjedhor me më së shumti vota. Mirëpo, nëse kjo e fundit brenda 15 ditëve nuk arrin t’i sigurojë 61 vota në Kuvend, atëherë i mbetet presidentes, Atifete Jahjaga, të vendosë se cilit subjekt t’ia japë mundësinë e dytë për formimin e Qeverisë

Tituj të tjerë:

Referendum për pjesëmarrje në Qeveri
Respektojeni vendimin e Kushtetueses
PDK-ja “peshkon” në LDK

Gazeta “Lajm

TANI FJALËN E KA HASHIM THAÇI

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar vlerësimin mbi përputhshmërinë e neneve të Kushtetutës së Kosovës që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e presidentit të Kosovës në përcaktimin e mandatarit për themelimin e qeverisë. Por, me gjithë sqarimet që ka dhënë gjykata, prapë ka mbetur hapësirë e mjaftueshme për interpretim të këtyre sqarimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ndodh që presidentja të detyrohet të caktojë një mandatar të dytë për formim të qeverisë, atëherë ka shumë gjasa që të shtohen mospajtimet ndërmjet palëve

Tituj të tjerë:

Praktika e bojkotit po prodhon krizë institucionale
Duhet qeveri normale
GAP propozon ristrukturimin e qeverisë

Gazeta “Bota Sot

QEVERINË MUND TA FORMOJË PDK, POR EDHE KOALICIONI LDK-AAK-NISMA

Tituj të tjerë:

Editorial – Gjykata ia ktheu topin Presidentes!
Serbia as nuk duhet të pyetet dhe as të vendosë për çështje të brendshme të Kosovës
Kush janë ata antishqiptarë që guxojnë ta fyejnë Skenderbeun?!

Gazeta “Epoka e Re

KUSHTETUESJA FOLI: SË PARI PDK-ja MANDATARE

Tituj të tjerë:

Kosova mund të rrëshqasë drejt zgjedhjeve
Më 3 korrik ndërtimi i autostradës Prishinë-Hani i Elezit

Gazeta “Kosova Sot

NUK NJEH KOALICION PASZGJEDHOR, THAÇI BËN QEVERINË

Tituj të tjerë:

Editoriali -Foli qartë

Gazeta “Bota Press

“PËRKTHIMI SHQIP” I NENEVE 84 E 95 TË KUSHTETUTES NGA ENVER HASANI ME “SHOQNI”!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme