Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vuçiç përgëzon Shqipërinë për statusin kandidat

Vuçiç shprehu besimin se do të takohej këtë vjeshtë me kryeministrin shqiptar.

Vuçiç përgëzon Shqipërinë për statusin kandidat

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç i dërgoi një letër sot homologut të tij shqiptar, Edi Rama ku e përgëzon për suksesin e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në Palace of Serbia, Vuçiç deklaroi se i kishte dërguar një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar, Edi Rama për suksesin e vendit të tij për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, letër të cilën, sipas tij, Rama e kishte pritur me kënaqësi.

Vuçiç shprehu besimin se do të takohej këtë vjeshtë me kryeministrin shqiptar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme