Bushati: Dhënia e statusit, vendim strategjik për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi sot se vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë është jo vetëm i merituar për Shqiperinë, por edhe një vendim strategjik për rajonin dhe për balancat e rajonit.

Bushati: Dhënia e statusit, vendim strategjik për rajonin

Vendimi i BE është një vendim jo thjesht i merituar, por edhe si një vendim për rajonin dhe balancat etnike në rajon dhe strategjik për të ardhmen e rajonit”, tha Bushati.

I pyetur lidhur me punën e Komisionit Evropian dhe veçanërisht të Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, Ministri Bushati u shpreh se, Komisoni është miku më i mirë i vendit që aspiron. Në këtë mandat komisioni çoi përpara Kroacinë, Serbinë dhe Malin e ZI.

“Jam i kënaqur që Komisioneri për zgjerimin gjatë mandatit të tij arriti ta çojë më përpara Ballkanin Perëndimor në rrjedhat e BE-së. E kam thënë dhe më parë, Komisioni Evropian është miku kryesor që kemi sepse nuk është nën presionin elektoral”, tha Bushati.

Bushati është shprehur gjithashtu se, “një Shqipëri kohezive nuk është thjesht një Shqipëri më e fortë së brendshmi, por reflekton stabilitet në rajon. Ka ardhur koha të kemi një Shqipëri inspiruese në rajon. Procesi i integrimit nuk duhet të bëhet peng i agjendave personale”.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Fatmir Besimi, në fjalën e tij u shpreh se, lajmi për statusin kandidat për Shqipërinë ishte i mirëpritur , pasi ishte një meszh që strategjia për zgjerimin evropian vazhdon.

“Lajmi për statusin kandidat të Shqipërisë ishte një lajm që gëzoi të gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë por për të gjithë ne, sepse kishte një mesazh. Strategjia e zgjerimit europiane dhe integrimi të rajonit në BE vazhdon dhe sidomos pas zgjedhjeve të PE, kur kishte dyshime se euroskepticizmi do të dominojë, dhe vlerësojmë se ky koncept i zgjerimit të europës në Ballkanin Perëndimor mbetet interes i përbashkët dhe ky është një lajm i mirë”, tha zv/kryeministri Besimi.

Besimi shprehu mirënjohje edhe për qasjen që ka Shqipëria si anëtare e NATO-s, për interest e rajonit edhe për integrimin e Maqedonisë sa më shpejt në NATO.

Gjithashtu, Fatmir Besimi ka shtuar se, funksionimi i ekonomisë së tregut është vlerë që nis nga bashkëpunimi rajonal. “Prandaj mendoj se ka shumë fusha për bashkëpunim, që nga sundimi i ligjit, njohja e të drejtave të qytetarëve, bashkëpunimi eknomik, si dhe bashkëpunimi për fondet evropiane”, tha Besimi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme