BE, konsultime me shoqërinë civile për progresin e Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar të martën një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar situatën aktuale lidhur me reformat kryesore dhe prioritetet e Kosovës, që do të raportohen në Raportin e ardhshëm të Progresit.

BE, konsultime me shoqërinë civile për progresin e Kosovës

Secila temë u mbulua me prezantimet e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile dhe u përcoll me diskutime.

Këtë vit, organizatat e shoqërisë civile, të udhëhequra nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, kanë bërë përpjekje të mëdha në përgatitjen e një dokumenti të konsoliduar për të gjitha fushat e mbuluara nga Raporti i Progresit.

Ky është takimi i pestë plenar – konsultimi vjetor me organizatat e shoqërisë civile, të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Konsultimet me shoqërinë civile mbahen para çdo takimit sektorial të Dialogut të MSA. Takimi i të martës trajtoi raportin e progresit dhe takimin plenar të Dialogut për MSA me Qeverinë, i cili do të mbahet në vjeshtë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme