Përkujtohet 70-vjetori i gjenocidit çam

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata Çamëria, organizuan sot një ceremoni përkujtimore në 70-vjetorin e shpërnguljes me forcë nga Greqia më qershor të vitit 1945 të disa mijëra banorëve nga krahina e Çamërisë.

Përkujtohet 70-vjetori i gjenocidit çam

Me këtë rast në mjediset e Muzeut Kombëtar është çelur një ekspozitë me vepra arti kushtuar patriotëve të shquar të komunitetit çam, me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit, kryeministrit Edi Rama, kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta, kryetarit te Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, deputetëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, anëtarëve të trupit diplomatik, etj. Ne ceremoni përshëndeten kryetari i PDIU-se, Shpëtim Idrizi

Shqipëria prej kohësh ka kërkuar zgjidhjen e pretendimeve të pronave të shqiptarëve në Greqi, mbi bazën e një traktati të miqësisë, i firmosur rreth 12 vjet më parë mes dy vendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme