Kosova po dëshmon se di të përballet me testet e demokracisë

Thaçi shprehu falënderimet për mbështetjen që Instituti Kombëtar për Demokraci ka dhënë për partitë politike dhe për spektrin politik në Kosovë në përgjithësi për tërë këto vite.

Kosova po dëshmon se di të përballet me testet e demokracisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pati një takim në Prishtinë me një delegacion të Bordit të Drejtorëve të Institutit Kombëtar për Demokraci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar Howard Dean

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takim në Prishtinë me një delegacion të Bordit të Drejtorëve të Institutit Kombëtar për Demokraci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga Howard Dean, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e demokracisë në Kosovë theksoi se shteti i ri po dëshmon që di të përballet me testet e demokracisë dhe këtë do ta dëshmojë edhe në procesin pas-zgjedhor.

“Suksesi i fundit i Kosovës janë zgjedhjet e mbajtura në qershor e që ishin më të mirat që nga përfundimi i luftës dhe tani Kosova po angazhohet që të tregojë se funksionon në respektim të plotë të ligjeve të saj”, theksoi kryeministri Thaçi.

Ai shprehu falënderimet për mbështetjen që Instituti Kombëtar për Demokraci ka dhënë për partitë politike dhe për spektrin politik në Kosovë në përgjithësi për tërë këto vite.

Thaçi u shpreh krenar me raportet që ka Republika e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se Kosova mundohet vazhdimisht të dëshmojë përkrahjen për partnerin e vet, Shtetet e Bashkuara, theksohet në njoftimin e dërguar nga Kryeministria kosovare.

Anëtari i Bordit të Institutit Kombëtar për Demokraci, Howard Dean, u shpreh i kënaqur me të arriturat e demokracisë në Kosovë, duke theksuar veçanërisht të arriturat në fuqizimin e gruas në politikë, që është bërë shembull për rajonin dhe më gjerë.

Dean gjithashtu tha se instituti që ai përfaqëson do të mbetet partner i partive politike në Kosovë. Ai gjithashtu lavdëroi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme