Shtypi i Kosovës 23.06.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 23.06.2014

Gazeta “Epoka e Re

BARRIKADA ESKALON SITUATËN NË MITROVICË

Tituj të tjerë:

Vetëm koalicioni PDK-LDK është kredibil – Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka bërë me dije se janë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e KQZ-së në mënyrë që t’i nisin negociatat për formimin e qeverisë së re.

Blloku opozitar: Kushtetuta është e qartë

Rinumërohen 180 vendvotime

Gazeta “Koha Ditore

SHPËRTHIMI I PASHMANGSHËM I DHUNËS

Tituj të tjerë:

Qeveria Thaçi propozon temat që nuk i ka hapur me Serbinë

Plumbi dhe zinku i “Trepçës” u shiten kompanive zvicerane e bullgare

Kosova, e treta në botë për refuzim të vizave

Gazeta “Zëri

“VETËVENDOSJE” MUND TË HYJË NË QEVERI

Nëse LDK, AAK dhe Nisma vazhdojnë binarëve të Thaçit, atëherë “Vetëvendosja” tërhiqet nga blloku. Nëse pajtohen për bisedimet dhe privatizimin, shqyrtojnë programet qeverisëse.

Tituj të tjerë:

Trazohet Mitrovica

Rinumërimi s’e ndryshon rezultatin

Kushtetuesja përgjigjet këtë javë

Koha për Asociacionin

Gazeta “Tribuna

PO DIGJET KANDIDATURA E THAÇIT

Kushtetuta e Kosovës i parasheh dy mundësi, nëse nuk arrin kandidati i parë të formoj qeverinë, mundësia i jepet të dytit, por me një mandatar tjetër. Në këtë pikë, ka mbetur dilemë nëse kandidatura do t’i jepet sërish PDK-së apo opozitës në bazë të marrëveshjes LDK, AAK dhe Nisma, ngase ka mbetur të pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

Tituj të tjerë:

Kriza institucionale po e degradon Kosovën

“Parku i paqes” shkakton dhunë

10 deri në 20 të akuzuar për raportin e Martyt

Gazeta “Bota Sot

SHQIPTARËVE U VJEN TE SHPIRTI! PROVOJNË TA ZHBËJNË BARRIKADËN! SHFAQET XHANDARMËRIA SERBE

Barrikada serbe mbi Ibër, rikthen gazin lotsjellës dhe shpërthimet! Armatoset “Mbrojtja civile” serbe

Tituj të tjerë:

Editorial – Konflikti artificial mbi Ibër!

Me Thaçin mandatar, shpëtimi zgjedhjet e jashtëzakonshme

Gazeta “Lajm

MOS LUAJ BISHT, ALBIN KURTI!

Tituj të tjerë:

Protesta eskaloi në dhunë

Vendimi i akorduar i presidentes

Gazeta “Kosova Sot

PARKU I NDARJES

Tituj të tjerë:

Protesta në Mitrovicë, 13 policë e 10 qytetarë të lënduar – Pesë persona të arrestuar

Gazeta “Bota Press

NUK LARGOHEN BARRIKADAT, NUK BASHKOHET MITROVICA! – Mitrovica, kronika e një proteste të paralajmëruar

Tituj të tjerë:

Barrikada e re mbi urë, fund i iluzionevepër bashkim


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme