Busti i Ismail Qemalit ngrihet në Bukuresht

Ministri Bushati mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bustit të Isamil Qemalit në Bukuresht.

Busti i Ismail Qemalit ngrihet në Bukuresht

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, e ka konsideruar ngritjen e bustit të Ismail Qemailit në qendër të Bukureshtit, si një dëshmi të fortë të lidhjes mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Ministri Bushati mori pjesë dhe mbajti një fjalë në ceremoninë e veçantë te inagurimit të bustit të Ismail Qemalit, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Parlamentit rumun, ish Presidenti rumun Iliesku, Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu, përfaqësues të trupit diplomatik dhe diaspora shqiptare që jeton në Rumani.

Ministri Bushati në fjalën e tij vlerësoi lartë të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në realizimin e kësaj vepre. Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se veprat e themeluesit të shtetit shqiptar dhe e gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtet formuese dhe shtet ndërtuese të kombit tonë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme