Shtypi i Kosovës 20.06.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 20.06.2014

Gazeta “Koha Ditore

JAHJAGA PYET KË TË MANDATOJË PËR KRYEMINISTËR

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, i është drejtuar të enjten zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i sqaruar çështje që ndërlidhen me përgjegjësitë e saj. Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të qartësimit të veprimit kushtetues të Presidentes, që ndërlidhet me përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit

Tituj të tjerë:

Parku barrikadë kundërshtohet me deklarata
Liderët opozitarë të ndarë rreth dialogut me Serbinë
Policia merr nën kontroll Lazaratin

Gazeta “Tribuna

WILLIAMSON FLET NË GUSHT

Clint Williamson, kryeprokurori që po i heton dyshimet e ngritura në raportin e Dick Martyt, do t`i bëjë publike arritjet e hetimeve trevjeçare në gusht të këtij viti.

Tituj të tjerë:

Parku i turpit apo tradhtisë? – Autoritetet e Beogradit dhe lidershipi lokal serb nga Mitrovica e kanë shfrytëzuar vakumin institucional në Prishtinë për të devijuar zbatimin e marrëveshjes për largimin e barrikadës mbi urën qendrore të lumit Ibër që ndan pjesën jugore dhe veriore të qytetit me dy komuna. Kështu kanë deklaruar burime qeveritare në Prishtinë.
Opozita po e zgjeron koalicionin!
Ndërtesat publike në ‘rinovim’

Gazeta “Zëri

PACOLLI, “MISIONI I RI” I THAÇIT

“Misioni i ri” i paszgjedhjeve i kryeministrit në ikje, Hashim Thaçi, nuk është krijimi i 200 mijë vendeve të reja të punës, por futja e AKR-së në Kuvend. Thaçi më herët, Pacollit ia ka përvetësuar partnerët e koalicionit, Aganin dhe Çekun, ndërsa tashmë po synon ta marrë edhe atë

Tituj të tjerë:

Mandatari në Kushtetuese
Blloku opozitar me kushte kundër Serbisë
Jan Braathu: Mos i dëshpëroni miqtë e Kosovës
Shumë policë te “Parku i paqes”

Gazeta “Lajm”

KUSH ËSHTË XHOKERI I THAÇIT!

Krejt “gjurulldinë” e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi e ka pritur me qetësinë më të madhe. Ai ka qëndruar i palëkundur mbi krejt dilemat e ngritura rreth formimit të qeverisë pas daljes në një bllok të partive opozitare LDK, AAK dhe Nisma. Hashim Thaçi beson se e ka xhokerin në xhep. Ky xhoker në xhepin e Thaçit është Behgjet Pacolli, me të cilin do të prishet plani i bllokut opozitar, për t’ia marrë nga duart timonin e qeverisjes, liderit të PDK-së, Hashim Thaçit, ose për të shkuar në zgjedhje të reja

Tituj të tjerë:

Rivendosja e barrikadës, skenar i dirigjuar
Numërim e rinumërim votash

Gazeta “Kosova Sot

JAHJAGA IA GJUAN TOPIN HASANIT

Caktimi i mandatarit të qeverisë së re të Kosovës – Presidenca kërkon interpretimin e Kushtetueses

Tituj të tjerë:

Sytë te Gjykata
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje – Kushtetuta shkakton dykuptimësi – Bisedë me ambasadorin holandez në Kosovë
Rinumërimi zvarrit rezultatet

Gazeta “Epoka e Re

PRESIDENTJA PYET KUSHTETUESEN

Jacobson e mbështet Jahjagën

Tituj të tjerë:

Po rrugëtojmë të sigurt drejt BE-së – Flet Hashim Thaçi
Rikthimi i barrikadës ishte fyerje për ne
Deputetët milionerë

Gazeta “Bota Sot

MARRËVESHJA PËR QEVERINË GATI, VV EDHE ZYRTARISHT PJESË E KOALICIONIT!
Haradinaj: Thaçi po e bllokon shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve

Tituj të tjerë:

Trysni dhe pasiguri për krijimin e Qeverisë!
Limaj: Kurrë me PDK-në

Gazeta “Bota Press

OPOZITA E BASHKUAR ENDE ME MENDIME “TË COPËTUARA”!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme