Bullgari - Zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë

Palët e pranishme në Parlamentin bullgar vendosën të martën për zgjedhje të parakohshme mes 28 shtatorit dhe 12 tetorit, njoftoi po të njëjtën ditë Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev.

98642
Bullgari - Zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë

Pasi erdhi në pushtet një vit më parë me zgjedhje të parakohshme në maj 2013, socialistët dhe liberalët e partisë minoritare turke MDL menjëherë pas zgjedhjeve evropiane të 25 majit tërhoqën mbështetjen ndaj qeverisë në pakicë të teknokratit Plamen Orecharski.

Socialistët, që kanë një pozicionim prorus, gjatë fushatës morën një humbje shtypëse përballë partisë konservatore “Gerb” të ish-kryeministrit Boiko Borissov, që kishte dhënë dorëheqjen në shkurt të vitit 2013 nën presionin e rrugës.

Kriza politike u ushqye edhe më shumë nga një mosmarrëveshje mes Bullgarisë nga njëra anë dhe Komisionit Evropian e SHBA-ve nga ana tjetër, mbi fillimin e ndërtimit të gazsjellësit ”South Stream”, që do të anashkalojë Ukrainën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme