Shtypi i Kosovës 17.06.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 17.06.2014

Gazeta “Tribuna”

BLLOKU OPOZITAR I VENDOSUR PËR QEVERI, KUNDËR ZGJEDHJEVE
Liderët e bllokut LDK, AAK dhe Nisma i kanë vazhduar edhe të hënën takimet e tyre në përpjekje të krijimit të kushteve për konstituimin e institucioneve të reja. Burime nga ky takim kanë thënë se jo vetëm ndarja e resorëve, por po kërkohen edhe hapa konkretë të zbatimit të marrëveshjes për krijimin e qeverisë mbi baza legale-kushtetuese në mënyrë që padia eventuale e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese të mos afektojë me caktimin e zgjedhjeve të reja.

Tituj të tjerë:

Liderët me trend negative – Asnjëri nga liderët e partive politike nuk ka arritur ta siguroj numrin e votave që ka marrë në zgjedhjet e vitit 2010, të cilat qenë përcjellë me parregullsi dhe me vjedhje industriale të votave.
“Dardani” i Kosovës – Kosovarët shumë shpejtë do të mund të blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet. Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro.

Gazeta “Epoka e Re”

KANË MBETUR TRI ZGJIDHJE
Zgjidhja e parë: formimi i qeverisë nga partia fituese; zgjidhja e dytë: qeveri teknike; zgjidhja e tretë: shkuarja në zgjedhje të reja – LDK-së s’i takon posti i kryetarit të Kuvendit – Ish-anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Naim Maloku, ka thënë se koalicioni opozitar është formuar shumë shpejtë. Ai thotë se posti i kryeparlamentarit i takon partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, që në këtë rast është PDK.

Tituj të tjerë:

Policia e Shqipërisë rrethon fshatin e marijuanës – Lazarati do të çlirohet nga kriminelët
Ende s’ka të dyshuar për vrasjen e Pistës
Trashet jarania: LDK-AAK-Nisma, një grup parlamentar

Gazeta “Zëri”

KRYEPROKURORI NË KUSHTETUESE
Prokurorët, Shyqyri Syla e Laura Pula, pretendojnë se përzgjedhja e Aleksandër Lumezit për kryeprokuror të Shtetit është bërë në mënyrë joligjore. Pretendimet e tyre i kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese, e cila pritet që t’i shqyrtojë ankesat, derisa në Presidencë ka arritur për dekretim emri i Lumezit

Tituj të tjerë:

Britania e Madhe, thirrje për maturi politike
Blloku opozitar me program të përbashkët
Daka: Shpallja e rezultateve, pas një jave
Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur

Gazeta “Koha Ditore”

HARADINAJ APO THAÇI, BE-ja PRET VAZHDIMIN E DIALOGUT

Tituj të tjerë:

Gjykata Kushtetuese s’e ndëshkon Kadri Kryeziun
Rasti Pista: Ende pa të dyshuar dhe pa motiv
Një numër i vendvotimeve nuk procedohen si të rregullta
Policia pritet me të gjitha llojet e armëve në Lazarat

Gazeta “Lajm”

PAPËRGJEGJËSIA E OPOZITËS
Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma po bëjnë luftë të pasinqertë, vetëm për të mbijetuar edhe pak në skenën politike. Si pasojë e humbjes përballë Hashim Thaçit, të tre opozitarët, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, filluan të mos ndihen rehat brenda lëvozhgës së tyre. Dorëheqja ose pranimi si burrat i rezultatit zgjedhor do të ishte akt moral, njëherit edhe përgjegjësi ndaj elektoratit që i votoi. Më 8 qershor, u tmerruan, sepse humbën shpresat se do të fitojnë ndonjëherë përballë Hashim Thaçit

Tituj të tjerë:

Qeveria teknike përjashton Thaçin e Haradinajn
Sytë kah Gjykata Kushtetuese

Gazeta “Bota Sot”

FYTYRA TË REJA DHE FYTYRA TË DËSHTUARA TË POLITIKËS!
Ja cilët janë kandidatët që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme

Tituj të tjerë:

LDK-AAK-Nisma krijojnë një grup parlamentar! Ndajnë postet qeveritare -Arrihet marrëveshja për zgjedhjen e kruekuvendarit nga LDK-ja

Gazeta “Kosova Sot”

LUMEZI I SHPALL LUFTË KORRUPSIONIT

Tituj të tjerë:

Dështimi me PTK-në zmbrapsi investitorët gjermanë

Gazeta “Bota Press”

JA EMRAT E DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË RI TË KOSOVËS? – Lista mund të pësojë ndryshime

Gazeta “Sport Plus”

LEKSION NGA GJERMANIA


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme