PDK: Vrasja e kandidatit për deputet, Elvis Pistës, akt kriminal

PDK: Vrasja e kandidatit për deputet, Elvis Pistës, akt kriminal

Partia Demokratike e Kosovës deklaron se mori me pikëllim të thellë lajmin e hidhur të vrasjes mizore të kandidatit të saj për deputet, Elvis Pistës.

“Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe një akt kriminal i pashembullt që ka tronditur gjithë opinionin publik të Kosovës. Autorët e saj duhet të marrin ndëshkimin më të rreptë me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave, PDK i shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin më të madh familjes Pista.

“Në këto momente të dhembjes, PDK ndihet krenare që ka pasur në mesin e saj një aktivist të vyer e të dashur si Elvi Pista dhe e konsideron ndarjen e tij nga jeta një humbje shumë të madhe për të gjithë”, thuhet, mes tjerash, në deklaratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme