Shtypi i Kosovës 14.06.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 14.06.2014

Gazeta “Tribuna

NISIN KONSULTIMET PËR QEVERI TEKNIKE

Përfaqësues të lartë të partive politike kanë nisur konsultimet për një formulë që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe do ta bënte të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Burime të gazetës kanë shpjeguar se një qeveri teknike dhe gjithëpërfshirëse më një mandat njëvjeçar do të ishte zgjidhja që do të mund ta kishte mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar.


Tituj të tjerë:

AKR nuk dorëzohet për pragun – Aleanca Kosova e Re nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga “lufta”, për kalimin e pragut zgjedhor prej 5%, që e bën edhe atë pjesë të legjislaturës së pestë në Kuvendin e Kosovës. AKR aktualisht është jashtë kësaj përbërjeje pasi nga gati 100% të votave të numëruar del sa ka marrë 4.66% ose 32 mijë e 524 vota.

Gjysma e familjeve kosovare në krizë financiare

 

Gazeta “Zëri

BISEDIMET RREZIKOJNË BLLOKUN

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk do bisedime me Serbinë dhe as privatizimin e ndërmarrjeve publike. Partitë opozitare LDK-AAK-Nisma që janë pjesë e marrëveshjes, nuk janë kundër bisedimeve. Kushti i VV-së rrezikon të prishë marrëveshjen

 

Tituj të tjerë:

Serbia të ndëshkohet për krimet në Kosovë

Fluks i madh i studentëve në universitete

Gazeta “Epoka e Re

QEVERINË E FORMON SHUMICA E DEPUTETËVE

Mandatin për ta formuar qeverinë do ta ketë ajo parti ose koalicion që do ta ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend -Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesoresha Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se marrëveshja e arritur ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën është një zhvillim i rëndësishëm për konsolidim të demokracisë në Kosovë.

 

Tituj të tjerë:

Opsion, edhe qeveria teknike

Ahmetaj: S’ka shans për manipulim të votave

Sot Provimi i Maturës

 

Gazeta “Kosova Sot

HASANI ZHVLERËSON KOALICIONIN OPOZITAR

Vlen vetëm nëse është bërë para zgjedhjeve – Flet kreu i Gjykatës Kushtetuese për situatën paszgjedhore

Tituj të tjerë:

Disfata e paralajmëruar

 

Gazeta “Koha Ditore

KOALICIONI OPOZITAR PËRGATIT PROGRAMIN QEVERITAR

Tituj të tjerë:

Kryeziu: AKR-ja e ka të vështirë, gati të pamundur të kalojë pragun

RTK-ja akuzohet për parregullsi në tenderin gjysmëmilionësh

Udhëtimi studimor shndërrohet në ekskursion

 

Gazeta “Bota Sot

LDK- AAK-NISMA HARMONIZOJNË PROGRAMET QEVERISËSE, PDK INSISTON SE ËSHTË MANDATARJA

Gazeta “Bota Press

SHTETI NË “TRANZICION” – PUSHTETI NË “PUSHIM VJETOR”! – Amulli paszgjedhore në Republikën e Kosovës

 

Gazeta “Lajm

DUHET KOHË


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme