Farina: Çdo ditë, ‘më shumë së bashku’ për suksesin e Kosovës

Riparimi i rrugës në Novobërdë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës do të rrisë zhvillimin ekonomik të kësaj zonë. Në ceremoninë e përurimit të rrugës ishte i pranishëm edhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Farina.

Farina: Çdo ditë, ‘më shumë së bashku’ për suksesin e Kosovës

“Ky është një moment historik në drejtim të integrimit dhe bashkëpunimit në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti themelor është në mbështetje të të gjitha komuniteteve, që jetojnë këtu dhe do të kontribuojë për të përmirësuar rritjen ekonomike të kësaj zone. Çdo ditë, më shumë së bashku për suksesin e Kosovës”, theksoi Gjenerali Farina.

Projekti është bashkëpunim i KFOR-it, NLAT (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s), FSK-së, autoriteteve lokale, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Qyteti i Novobërdës ishte i lidhur me rrjetin e rrugëve me një rrugë të shtruar me zhavorr në gjendje shumë të keqe. Gjatësia e përgjithshme e kësaj rruge është rreth 2 km. Rehabilitimi i rrugës do të përmirësojë nevojat e transportit të komunitetit dhe do të lehtësojë rrugën për të arritur këtë zonë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme