Bullgari – Socialistët kërkojnë zgjedhje të parakohshme në korri

90158
Bullgari – Socialistët kërkojnë zgjedhje të parakohshme në korri

Partia Socialiste Bullgare (PSB), mbështetëse e qeverisë së pakicës të kryeministrit teknokrat, Plamen Orecharski, u shpreh pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në fund te korrikut.

“Një pozicion i drejtë do të ishte organizimi i menjëhershëm i zgjedhjeve. Votimet e parakohshme në fund të korrikut janë të mundshme, realiste dhe zgjidhja më e mirë për vendin”, deklaroi shefi i PSB-së Sergei Stanichev, gjatë një kongresi të partisë.

I ardhur në pushtet në fund të majit 2013, qeveria e Orecharski kishte mbështetjen e drejtpërdrejtë të socialistëve dhe liberalëve të partisë minoritare turke MDL, si dhe mbështetjen e heshtur të partisë së ekstremit të djathtë ultranacionaliste “Ataka”.

Socialistët e tërhoqën mbështetjen ndaj qeverisë javën e kaluar, mandati i së cilës mbaron zyrtarisht në pranverë 2017.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme