AAK-LDK-Nisma, marrëveshje për qeverinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK dhe Nisma arritën të martën një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

AAK-LDK-Nisma, marrëveshje për qeverinë e re

Përmes një deklarate për mediat bëhet e ditur se krerët e tre partive, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nisma-s vendosën bashkimin për t’i dhënë vendit qeverinë që ata e quajtën ‘një qeveri të kthesës’.

“Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ne bashkarisht, vijon deklarata, kemi vendosur që Ramush Haradinaj, të jetë i nominuar ynë i përbashkët për Kryeministër. Ndërsa, Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Presidenti në harmoni me Kushtetutën.

Nisma bëhet e ditur në deklaratën e përbashkët, do të përfaqësohet nga një zëvendëskryeministër.

“Të gjitha përgjegësitë e tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend”, citohet deklarata.

Tre krerët e LDK-së, AAK-së dhe Nisma zotohen të vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme