KFOR: Zgjedhjet, histori e suksesit për Kosovën

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Salvatore Farina, shprehu vlerësimin e tij personal për Policinë e Kosovës, për profesionalizmin, efikasitetin dhe efektivitetin e treguar në sigurimin e kornizës së nevojshme të sigurisë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve

KFOR: Zgjedhjet, histori e suksesit për Kosovën

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Salvatore Farina, shprehu vlerësimin e tij personal për Policinë e Kosovës, për profesionalizmin, efikasitetin dhe efektivitetin e treguar në sigurimin e kornizës së nevojshme të sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër.

Procedurat e votimit, të cilat filluan herët në mëngjes, janë mbajtur në një atmosferë të rregullt, të qetë, paqësore dhe demokratike. Ky ishte një shembull i një pjekurie demokratike dhe aftësive efektive në menaxhimin e sigurisë.

“Atmosfera e qetë në të cilën u mbajtën zgjedhjet tregon edhe një herë pjekurinë demokratike të qytetarëve të Kosovës, si dhe tregon shkallën e lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve të grupeve të ndryshme etnike dhe minoriteteve është një manifestim i qartë i shpirtit demokratik i cili i karakterizon qytetarët e kësaj pjese të Ballkanit”, tha Gjeneral Farina, i cituar në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka udhëhequr një përgatitje të saktë për të dalë me një plan të detajuar duke shpalosur në mënyrë parandaluese tërë zbarkimin e trupave shumëkombëshe në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në rolin e tij si “përgjegjës i tretë”, duke u fokusuar në zonat të cilat kanë tendencë të jenë me rrezikshmëri më të lartë, në veçanti në veri të Kosovës ku shumica e serbëve etnikë është e koncentruar.

Me këtë qëndrim KFOR-i ka pasur për qëllim të ofrojë sigurimin për të mirëmbajtur një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë dashur ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Komandanti i KFOR-it, më pas, shprehu mirënjohjen e tij personale ndaj Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, Drejtorit Gjeneral të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Komandantit Regjional të Policisë së Kosovës për Veri, Nenad Djuric. Ai i konsideroi këto zgjedhje ‘një histori të suksesit për Kosovën’, një arritje për procesin e normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit, një shembull i demokracisë dhe pluralizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme