Shtypi i Kosovës 07.06.2014

Shtypi i Kosovës 07.06.2014

Gazeta “Koha Ditore”

TERMOCENTRALI “KOSOVA A” – BOMBË E KURDISUR
Është dhënë alarmi për pasoja akoma më të mëdha që mund të shkaktojë dinozauri “Kosova A”, pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky termocentral i vjetër është përshkruar si një bombë e kurdisur.

Tituj të tjerë:

Shpërthimi në KEK lë të vdekur dy punëtorë
Aleksandër Lumezi – kryeprokuror i Shtetit
SHBA-ja preferon një qeveri të zgjedhur pa mashtrime
Thaçi ka pritur shtyrje të zgjedhjeve
Fushata parazgjedhore në Qendrën Eemergjente

Gazeta “Zëri”

KOSOVA PARA ZYRTARIZMIT TË REPUBLIKA SRPSKA-s
Marrëveshje e re dhe e dëmshme për Kosovën pritet të nënshkruhet në shtator. Serbia është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në OKB, por me kusht që serbët të kenë një entitet të veçantë në Kosovë, me fuqi ekzekutive, të llojit të Republika Srpska. Me këtë ide është pajtuar kryeministri në largim Hashim Thaçi. Zyrtarët e Qeverisë e mohojnë marrëveshjen

Tituj të tjerë:

Dy të vdekur dhe 20 të lënduar në KEK
Partitë anulojnë tubimet përmbyllëse
Premtime të hiperbolizuara

Gazeta “Epoka e Re”

SHPËRTHIMI NË KEK MERR JETËN E DY PUNËTORËVE
Dy punëtorë kanë vdekur, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar të premten nga një shpërthim i bombolës së hidrogjenit në Termocentralin “Kosova A” të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Kastriot.

Tituj të tjerë:

Fushata ishte atraktive edhe në rrjetet sociale
Nesër flet populli
Fushata ishte e qetë, konkurruese dhe interesante

Gazeta “Bota Sot”

TRAGJEDIA QË KTHEU ZGJEDHJET DHE KOSOVËN NË ZI! DY TË VDEKUR DHE MBI 20 TË LËNDUAR
Shpërthim tragjik në KEK, shkak injorimi i problemeve

Tituj të tjerë:

Anulohet fushata zgjedhor për shkak tragjedisë në KEK
Hipokrizia e turpshme e kalemxhinjve politikë dhe “intelektualë”

Gazeta “Lajm”

SHPËRTHIM TRAGJIK NË KEK

Tituj të tjerë:

Pezullohen aktivitetet e fushatës elektorale
Fushatë e mirë, por e shtrenjtë

Gazeta “Kosova Sot”

SHPËRTHIM NË KEK, 2 TË VDEKUR E 14 TË LËNDUAR

Tituj të tjerë:

Mos vidhni vota! – Paralajmërohen manipuluesit eventualë të zgjedhjeve


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme