Shpërthim në Korporatën Energjetike të Kosovës, 14 të lënduar

“Po merren të gjitha masat nga ekipet profesionale të ekspertëve dhe po bëhet gjithçka për të përballuar situatën”, deklaroi sot Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga vendngjarja, Kastrioti (Obliq), ku ka ndodhur shpërthimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

85043
Shpërthim në Korporatën Energjetike të Kosovës, 14 të lënduar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, sapo u informua për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), i telefonoi Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i shprehu trishtimin për ngjarjen e rëndë, ngushëllimin për viktimat, duke uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Presindenti Nishani shprehu besimin se qeveria dhe autoritetet e Republikës së Kosovës do ta përballojnë dhe kalojnë këtë fatkeqesi me solidaritet dhe angazhim të lartë.

Një shpërthim i madh ka ndodhur paraditen e sotme në KEK, Kastriot, jashtë kazanëve të Termocentralit Kosova A. Mësohet se nga shpërthimi ka viktima dhe persona të lënduar, por pritet konfirmimi zyrtar nga mjekët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme