Parlamenti u heq imunitetin tre deputetëve të "Agimit të artë"

Me 223 vota pro dhe vetëm një kundër, parlamenti grek miratoi të mërkurën pasdite heqjen e imunitetit, të kërkuar nga gjykata, për deputetët e partisë neonaziste greke ”Agimi i artë”.

Parlamenti u heq imunitetin tre deputetëve të "Agimit të artë"

Me 223 vota pro dhe vetëm një kundër, parlamenti grek miratoi të mërkurën pasdite heqjen e imunitetit, të kërkuar nga gjykata, për deputetët e partisë neonaziste greke ”Agimi i artë”, Nikos Mihaloliakos, themelues dhe lider i kësaj partie si edhe të dy deputetëve të tjerë Hristos Papas dhe Janis Lagos.

Në votimin në parlament morën pjesë 224 deputetë, ku 223 votuan pro heqjes së imunitetit të tyre, ndërkohë që vetëm një deputet votoi kundër.

Gjatë debatit parlamentar, në sallën ku gjendeshin deputetët nuk munguan replikat e forta si edhe shkëmbimi i akuzave mes parlamentarëve të të gjitha formacioneve politike dhe atyre të ekstremit të djathtë. Simpatizantët e kësaj partie ekstremiste kishin organizuar sot edhe një manifestim në mbështetje të deputetëve Mihaloliakos, Papas dhe Lagos në sheshin ”Sintagma”, përballë parlamentit.

Mihaloliakos dhe Lagos janë akuzuar për posedim të paligjshëm armësh zjarri ndërkohë që Papas është akuzuar për posedim dokumentesh false.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme