Shtypi i Kosovës 03.06.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 03.06.2014

Gazeta “Zëri

BRITANIKËT – SERBËVE: NUK NDRYSHOHEN FLETËVOTIMET
Politikanët serbë këmbëngulin për bojkot të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kurse
Britania e Madhe po ndihmon në zhbllokimin e situatës, duke ua bërë me dije serbëve se fletëvotimet do të jenë me simbole të Kosovës

Tituj të tjerë:

Veteranët: Nuk jemi të PDK-së
Vetëm 1 për qind e diasporës voton
Gratë e politikanëve nën hijen e burrave

ZGJEDHJET 2014

Limaj: Nismën po e duan me zemër
Kurti: Është koha e “Alternativës së Re”
Mustafa: Kosova s’do të ketë më pronarë
Haradinaj: Mos më krahasoni me Thaçin e Mustafën
Thaçi: Gjakova në agjendën time

Gazeta “Tribuna

PROFESORËVE – KANDIDATË, U HIQET PAGA

Të gjithë profesorët e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë që janë në lista për deputetë, ka gjasa që të mbesin pa një pagë. Këtë vendim e ka marrë Rektorati i Universitetit i cili është edhe duke e hartuar listën e profesorëve-kandidatë në zgjedhje.

Tituj të tjerë:

Nxirren 25 trupa deri më tani – 25 trupa të shqiptarëve të vrarë janë nxjerrë deri më tani nga varreza masive në Rashkë të Serbisë. Eksperti i Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, tha se që nga fillimi i punimeve për nxjerrjen e trupave nga varreza po punohet me intensitet të lartë.
Mbi 90 botues në Panairin e Librit- Panairi i 16 i librit i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, këtë vit do të zgjasë për tre ditë radhas, ndërsa në kuadër të këtij edicioni do të prezantohen rreth 1200 tituj të ri librash dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë nga librat e botuar viteve të fundit.

Gazeta “Koha Ditore

VONOHEN PROCEDURAT, VDES PACIENTI

Tituj të tjerë:

Serbët, në pritje të instruksioneve nga Beogradi për bojkotin – Minoriteti serb në Kosovë është në pritje të udhëzimeve nga Beogradi për të vendosur nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet që organizon Kosova më 8 qershor.
Partitë shfrytëzojnë resurset publike për fushatë
Lumezi merr më së shumti pikë për kryeprokuror të Shtetit
Telefonitë fqinje i dëmtojnë kosovarët

Gazeta “Bota Sot

JA CILAT PARTI DO T’UA KONFISKOJNË PASURINË DREJTUESVE TË SHTETIT!

Tituj të tjerë:

Mustafa: Më 8 qershor do ta kremtojmë fitoren e LDK-së dhe të Kosovës
Sekrete të fushatës zgjedhore, hollësi dhe parashikime me 8 qershor

Gazeta “Epoka e Re

FUSHATA, E FOKUSUAR TEK LIDERËT

Njohësi i çështjeve elektorale, Leon Malazogu, e ka vlerësuar të qetë fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Tituj të tjerë:

PDK-ja përsëri do të jetë forca e parë politike -Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Gazeta “Kosova Sot

“DZURINDA”, GAFA QË I KUSHTON MUSTAFËS

Tituj të tjerë:

Dallavere me pensionet dhe skemat sociale


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme