Fyle sot në Tiranë për Dialogun e Nivelit të Lartë Shqipëri-BE

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Shtefan Fyle, do të vizitojë të mërkurën Tiranën për Takimin e Tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE.

Fyle sot në Tiranë për Dialogun e Nivelit të Lartë Shqipëri-BE

Sipas burimeve nga zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë, pas takimit që do të mbahet në hotel “Sheraton”, Komisioneri Fyle dhe Kryeministri Edi Rama do të japin një konference të përbashkët për shtyp në orën 12:00.

Ky Dialog nisi vitin e kaluar për të konfirmuar angazhimin e BE-së për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit të saj në BE, duke rritur shanset e saj për sukses. Raundi i mëparshëm u zhvillua në mars në Tiranë.

Pjesë e diskutimeve në takim pritet të jetë edhe raporti që Komisioni Evropian ka hartuar për ecurinë e reformave të Shqipërisë prej muajit dhjetor deri në qershor. Raporti pritet të ndikojë mbi dhënien ose jo të statusit për Shqipërinë, vendimi për të cilin do të merret në fund të qershorit nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme