Gjosha: Përafrimi i ligjeve me BE, ndër sfidat më të rëndësishme

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha theksoi sot gjatë konferencës ndërkombëtare, “Përafrimi i ligjeve shqiptare me Acquis të BE-së, premisa dhe sfidat” se, “Përafrimi i legjislacionit me BE është ndër sfidat më të rëndësishme të Shqipërisë”.

Gjosha: Përafrimi i ligjeve me BE, ndër sfidat më të rëndësishme

“Jemi para ngjarjeve të rëndësishme, që do ndikojnë drejtpërdrejtë në rrugën e integrimit”, tha Gjosha, duke shtuar se më 3 qershor pritet publikimi i progresraportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Ministrja e Integrimit Evropian e Shqipërisë saktësoi se “do të jetë me rëndësi dhe dita kur Këshilli i Ministrave të BE-së do të marrë vendimin për statusin”.

Gjosha gjithashtu theksoi se qeveria ka përgatitur Planin Kombëtar për Integrimin. “Kemi përfunduar draftin e parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Gjosha.

“Plani Kombëtar për Integrim është afatgjatë. Kjo pjesë e planit, 2014-2016, do të përditësohet çdo vit. Ky plan nuk është dokument statik, por dinamik, dhe do evoluojë. Nga viti 2014 do nisim rishikimin e planit, bazuar në regjistracionin e qeverisë. Është një proces shumëfaqesh, si mbrojta e konsumatorit, mbrojta e sistemin bankar”, shtoi Gjosha.

Më tej ministrja bëri me dije se krijimi i këtij drafti është vetëm fillimi i procesit, pasi ka hapa të tjerë që do të pasojnë.

“Dua të theksoj se përafrimi i legjislacionit të brendshme luan rol për negociatat për statusin dhe BE-në. Bëhet fjalë për qindra akte normative dhe vendime të gjykatave”, nënvizoi ministrja Gjosha.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme