Maqedoni - Japin dorëheqjen 33 deputetë të opozitës

33 deputetët e koalicionit opozitar maqedonas kanë deponuar në Parlament dorëheqjet e tyre për të dëshmuar se i qëndrojnë të denjë vendimit partiak për të kontestuar procesin zgjedhor.

Maqedoni - Japin dorëheqjen 33 deputetë të opozitës

33 deputetët e koalicionit opozitar maqedonas, të udhëhequr nga LSDM, kanë deponuar pasditen e djeshme në Parlamentin Republikan dorëheqjet e tyre për të dëshmuar se i qëndrojnë të denjë vendimit partiak për të kontestuar procesin zgjedhor.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, kritikoi Gruevskin dhe pushtetin e tij se me forcë ka verifikuar mandatet e deputetëve të opozitës duke shkelur Kushtetutën edhe ligjet si dhe duke kryer presion ndaj pushtetit gjyqësor.


Nuk ka pjesëmarrje në Parlament, i cili nuk reflekton vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Askush nuk dëshiron të ndikojë në këtë qëndrim të opozitës. Me këtë akt respektohet vendimi i marrë nga organet dhe trupat e partive dhe konfirmohet përcaktimi i fuqishëm i LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit për mospranimin e mandateve. Pushteti i Nikolla Gruevskit dhunshëm i verifikoi mandatet e deputetëve të opozitës, e shkeli edhe Kushtetutën edhe ligjet”, deklaroi lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Vendimin e kthimit të mandatit nuk e ka respektuar vetëm deputetja e partisë Liberal-demokrate, Roza Topuzova-Karevska, e cila mbetet deputetja e vetme opozitare maqedonase.

Opozita nuk merr përsipër as përgjegjësinë për efektin negativ që mund të ketë vendimi i saj në procesin eurointegrues, - ka thënë Zaev.

Ai njëherësh ka shtuar se opozita nuk ka më në plan të lëshojë pe në emër të eurointegrimeve. Fajtor për ngecjen në këtë plan është vetë Nikolla Gruevski, thotë Zaev.

Armiku më i madh i RM-së në plan të eurointegrimit është kjo Qeveri, në krye më Nikolla Gruevskin. Për të mos e dëmtuar imazhin e vendit, ne u kthyem në Parlament. Pas pjesëmarrjes së komisioneve ne u kthyem edhe në seancat plenare. Prandaj miratuam raport për 24 dhjetorin, prandaj miratuam bashkë Kodin Zgjedhor, dhamë mundësi për vetëdijesim dhe esëllim. Sot veç ai që është larg realitetit mund të fajësojë opozitën për pasojat negative në të ardhmen”, theksoi Zaev.

LSDM përgatit platformë për veprimin e mëtejshëm jashtëparlamentar kundër pushtetit. Zaev ftoi të gjitha forcat progresive në shoqëri për të rikthyer institucionet demokratike dhe krijimin e mundësive për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte, për të cilat edhe LSDM do të ishte pjesë e garancisë.

Aktin e dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës, nga VMRO-DPMNE e vlerësojnë si tentative të LSDM-së për të arritur deri te tërheqja e rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE ka deklaruar se LSDM dhe deputetët e sajë patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë partiake dhe personale. Me këtë hap,tha Dimovski ata bëjnë I dëm të madh Republikës së Maqedonisë dhe ndaj interesave nacionale dhe shtetërore.

Sipas Kodit Zgjedhor, në afat prej tre ditëve pas konstatimit të ndërprerjes së mandatit të deputetëve, KSHZ-ja njofton kandidatët e radhës nga lista dhe ata kanë afat prej 8 ditëve për t’u shprehur nëse e pranojnë apo jo mandatin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme