Dendias: Agimi i Artë, fillon e rrënohet pas krizës

Ministri grek i Rendit Publik, Nikos Dendias: Pas krizës “Agimi i artë” do të japë shenjat e para të rrënimit elektoral.

Dendias: Agimi i Artë, fillon e rrënohet pas krizës

Kur Greqia të startojë me daljen nga kriza, partia “Agimi i artë” do të japë shenjat e para të rrënimit elektoral, u shpreh sot ministri grek i Rendit Publik, Nikos Dendias, i pyetur në lidhje me rezultatin e grupimit neonazist, i pozicionuar i treti në zgjedhjet evropiane në Greqi.

“Nuk duhet ta paraqesim në mënyrë implicite “Agimin e Artë” si një shtyllë politike solide. Gjë që nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë”, vlerësoi ministri i intervistuar në radion “Skai”.

Sipas, Dendias ”zgjedhësit nuk kanë humbur vetëdijen. Tashmë çështja, për mendimin tim është në një gjendje të brendshme proteste”.

“Nuk kemi pse të kemi frikë nga “Agimi i artë”. Shoqëria greke mund të përballet me të si fenomen politik. Në planin penal, është gjykata që merret me këtë çështje”, shtoi ministri.

Me një rezultat prej 9,4 për qind në zgjedhjet evropiane më 25 maj, “Agimi i Artë” dërgon për herë të parë tri deputetë në Parlamentin e Strasburgut, mes së cilëve dy ushtarakë në pension. Partia numëron tashmë 18 deputetë në parlamentin grek, ku shumica janë në ndjekje penale dhe gjashtë në burg nën akuzën se bëjnë pjesë në një organizatë kriminale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme