Greqi – Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet lokale

Greqi – Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet lokale

Qendrat e votimit u hapën sot për turin e parë të zgjedhjeve lokale në Greqi, një test në mes të mandatit për koalicionin e djathtë socialist të Antonis Samaras përballë partisë së majtë radikale Syriza, para një turi të dytë që përkon me zgjedhjet evropiane.

Këto zgjedhje, me mazhorancë absolute ku do të zgjidhen 325 kryetarë bashkie dhe 13 drejtues rajonalë, do të mundësojnë zbulimin e tendencave të elektoratit përballë koalicionit në pushtet që prej dy vjetësh, nën drejtimin e kryeministrit konservator, i cili ka përdorur një politikë shtrënguese, por që parashikon një stabilizim politik dhe ekonomik pas katër viteve krizë ekonomike.

“Votimi i sotëm është i bazuar në karakteristikat lokale, por në sfond është një provë force mes atyre që tolerojnë politikën e qeverisë dhe të atyre që dëshirojnë të dërgojnë një mesazh proteste”, theksoi Thomas Gerakis, drejtor i Institutit të sondazheve Marc.

Qendrat e votimit janë hapur në 07:00 (04:00 GMT) sipas orës lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00 (16:00 GMT).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme