Greqi - Tërmet 4,9 ballë Rihter në veriperëndim të vendit

Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë të shkallë Rihter tronditi sot në mëngjes herët veriperëndimin e Greqisë, pa shkaktuar as viktima as dëme, deklaroi Observatori i Athinës.

Greqi - Tërmet 4,9 ballë Rihter në veriperëndim të vendit

Tërmeti goditi në veri të qytetit port të Igumenicës, rreth 359 kilometra në veriperëndim të Athinës, rreth orës 01:54 GMT.

Tërmetet janë të shpeshtë në Greqi. Në janar, me mijëra persona u gjendën pa shtëpi për shkak të një tërmeti të fuqishëm në Ishullin Qefalonia, në Detin Jon, në perëndim të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme