Kreu i Forcave Tokësore të Turqisë viziton Ministrinë e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Kadri Kastrati, priti sot Komandantin e Komandës së Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Kreu i Forcave Tokësore të Turqisë viziton Ministrinë e FSK-së

Në takimin e përbashkët, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Kastrati, e njohu gjeneralin turk me katër yje, Akar, mbi arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi dobitë e FSK-së si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në shumë fusha të precizuara edhe me marrëveshjen ndërmjet të dyja ministrive dhe të dyja forcave.

Nga ana e tij, Gjeneralarmate Hulusi Akar, duke folur për gatishmërinë për mbështetje edhe më tej për FSK-në, me shkollime, trajnime si dhe pajisje, njëkohësisht shprehu mbështetjen për Kosovën edhe në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në NATO.

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me Gjeneralin Hulusi Akar, u takua edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me të cilin u biseduan çështjet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm të dyja ministrive dhe të dyja forcave.

Vizita e Komandantit të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralit me katër yje Hulusi Akar, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, u zhvillua në kuadër të frymës së mirë të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme