Pëmbysen dy varka në afërsi të brigjeve greke

Pëmbysen dy varka në afërsi të brigjeve greke

Dy persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur pas mbytjes së dy varkave me emigrantë në bord në detit Egje, deklaroi sot roja bregdetare greke.

Dy varkat në bordin e të cilave kishte rreth 65 emigrantë me kombësi të panjohur që përpiqeshin të arrinin në Greqi dhe që vinin nga Turqia u mbytën pranë ishullit grek të Samosit.

Dy persona vdiqën ndërkohë që për momentin janë shpëtuar vetëm 36 dhe janë duke u zhvilluar kërkimet për të gjetur pjesën tjetër.

Greqia është njëra prej pikave kryesore të hyrjes në Bashkimin Evropian për emigrantët të cilët i largohen luftës në vendet afrikane, të Lindjes së Afërt dhe të nën kontinentit indian, duke kaluar nëpërmjet ishujve të detit Egje për t’i shpëtuar kontrollit të përforcuar përgjatë kufirit evropian me atë turk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme