Katër "Pantera rozë" serbe nën pranga në Greqi

Shumica e rreth 220 anëtarëve të kësaj bande janë me origjinë nga ish-jugosllavia dhe disa prej tyre kanë dalë nga radhët e ushtrisë.

Katër "Pantera rozë" serbe nën pranga në Greqi

Policia greke shpalli arrestimin e katër serbëve, anëtarë të bandës së famshme “Pantera rozë”, dhe të dyshuar për vjedhjen e shumë bizhuve.

Katër “Panterat rozë”, kishin marrë pjesë në rreth tridhjetë vjedhje bizhuterish dhe vjedhje makinash, për një total prej 550 mijë euro, sipas policisë greke.

Por të famshmit “Pantera rozë”, që ishin shndërruar në makthin e Interpolit, nuk vepronin vetëm në Greqi. Që prej vitit 1999, ata llogaritet të kenë grabitur një shumë totale prej 330 milionë euro në bizhu dhe objekte të tjera luksi kudo nëpër botë.

Banda u mbiquajt me emërtimin “Pantera rozë” nga agjentët e “Scotland Yard”, pasi kishin vjedhur një diamant në Londër në vitin 2003, të cilin e kishin fshehur në një kuti që mbante krem për fytyrën duke u frymëzuar nga komedia e famshme e Blake Edwards në kinema.

Shumica e rreth 220 anëtarëve të kësaj bande janë me origjinë nga ish-jugosllavia dhe disa prej tyre kanë dalë nga radhët e ushtrisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme