Rama: Teknologjia e inovacionit, vlerë themelore e komunikimit

Rama: Teknologjia e inovacionit, vlerë themelore e komunikimit

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II”, Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se “ky aktivitet ka një rëndësi të posaçme dhe puna e bërë nga “Albanian ICT Awards” përbën investim në vetvete në brendinë e këtij revolucioni për t’i folur të ardhmes me kurajo aty ku të tjerët shohin thjesht e vetëm të tashmen, për t’iu drejtuar gjithë hapësirës shqiptare duke i rikujtuar se inovacioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit dhe se bota është vetëm një fshat global”.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehu besimin se “zhvillimet në teknologji dhe veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit janë si një revolucion po aq formësues e transformues për shoqërinë tonë dhe shtetet dhe qeveritë që nuk e kuptojnë këtë apo shoqëritë që nuk arrijnë të adoptohen janë të destinuara të përfundojnë si ai mbreti i përhumbur të humbasin kokën dhe drejtpeshimin. Kjo na kujton dhe na vë në zemër të këtij revolucioni, në ndodhje e sipër që po transformon botën jo më me vite, por me sekonda”.

Kryeministri Rama përcolli gjithashtu një propozim insistues të skuadrës qeverisëse që merret me problemet e inovacionit, për të shtuar edhe një çmim tjetër përtej çmimeve që jepen në këtë ngjarje të përvitshme nga “Albanian ICT Awards”, një çmim të kryeministrisë për gruan e vitit në inovacion.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme