Turqia mbështet me donacione shëndetësinë kosovare

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot një delegacion të Federatës Internacionale të Asociacionit Ballkanik, i udhëhequr nga Kryetari i saj, z. Ekrem Selimler.

Turqia mbështet me donacione shëndetësinë kosovare

Në takim u bisedua për shëndetësinë kosovare në përgjithësi, në veçanti për nevojën e ndihmës së saj nga partnerët e huaj.
Ministri Agani potencoi se ndihmat nga Qeveria e Republikës së Turqisë, por edhe nga shoqatat e ndryshme të këtij shteti kanë luajtur rol pozitiv në ngritjen e kapaciteteve shëndetësore e sidomos në ngritjen e nivelit profesional të profesionistëve kosovarë, pa harruar edhe donacionet e dhëna në sektorin e shëndetësisë.
Përfaqësuesit e Federatës premtuan se së shpejti do të sjellin një donacion me pajisje moderne të mjekësisë fizikale dhe rehabilituese.
“Ky donacion do të jepet në kuadër të bashkëpunimit dhe lidhjeve që kemi si dy popuj”, u shpreh kryetari i Federatës, z. Selimler.
Donacioni i ofruar nga Federata Internacionale e Asociacionit Ballkanik, është një dhomë me pajisje terapeutike fizikale dhe rehabilituese moderne, ku krahas saj, për asistencë do të vjen edhe stafi trajnues pa pagesë nga Turqia, që do ta trajnoj stafit kosovar për përdorimin e këtyre pajisjeve bashkëkohore.
Palët u pajtuan që bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë në mes Federatës dhe MSh-së, të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte të reja, e sidomos në shkëmbimin e përvojave profesionale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme