Gjenerali armen: Përdorëm raketa “Aleksandër” në konfliktin në Karabak

Gjenerali që dha dorëheqjen nga Ministria e Mbrojtjes së Armenisë, Movses Hakopyan deklaroi se ushtria armene gjatë konfliktit në Karabakun Malor përdori raketën “Aleksandër”, prodhim rus, të cilës mund t’i montohet testatë (kokë) bërthamore.

1531665

Hakopyan bëri deklarata në Erevan në lidhje me veprimet e ushtrisë armene në Karabak.

Duke vlerësuar pretendimet se ushtria armene sulmoi vendbanimet civile në Karabak me raketa “Aleksandër”, Hakopyan tha: "Ushtria armene përdori raketa “Aleksandër” gjatë përleshjeve në Karabak, unë nuk mund të jap informacion se ku janë përdorur".

Ish-gjenerali, i cili kritikoi blerjen e avionëve luftarakë Su-30M nga Rusia, tha: “Ne nuk mundëm të përdorim avionët sepse nuk mundëm të marrim raketat e nevojshme (prej Rusisë). Rusia ndaloi shitjen e këtyre raketave. Ne gjithashtu kemi blerë sisteme të padobishme të mbrojtjes ajrore".

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme e Armenisë deklaroi se do të nisë një hetim në lidhje me deklaratat e Hakopyan.

Në deklaratën e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit bëhet e ditur se në sulmet e ushtrisë armene kundër Azerbajxhanit 91 civilë u vranë dhe 404 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme