Ushtria azerbajxhanase çliron edhe 23 fshatra të tjera nga pushimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev njoftoi se ushtria azerbajxhanase ka shpëtuar edhe 23 fshatra nga okupimi armen.

1524497
Ushtria azerbajxhanase çliron edhe 23 fshatra të tjera nga pushimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev njoftoi se ushtria azerbajxhanase ka shpëtuar edhe 23 fshatra nga okupimi armen.

“Ushtria fitimtare e Azerbajxhanit ka shpëtuar nga pushtimi fshatrat Gobu Dilagarda, Yal Pirahmetli, Jaglivendi i Epërm (Yukarı Yağlıvend), Dilagarda, Seyid Mahmudlu dhe Elesgerli të rajonit Fuzuli; Demirxhiler, Çanakçi, Medetkend dhe Sıgnak të rajonit Hoxhali; Susanlik, Domi, Tug, Akaku dhe Azih të rajonit Hoxhavend; Huseynalilar, Soyudlu dhe Sirik i Poshtëm të rajonit Xhebrail; Mollu i Sipërm (Yukarı Mollu), Mollu i Poshtëm (Aşağı Mollu) dhe Hoxhik (Hocik) të rajonit Gubadli dhe fshatrat Keçikli ve Ordekli të rajonit Zengilan. Rroftë ushtria e Azerbajxhanit. Karabaku është Azerbajxhan”,-ka shkruar udhëheqësi azerbajxhanas në «Twitter».

Në operacionin që ka filluar më 27 shtator në Karabakun Malor ushtria azerbajxhanase ka çliruar deri më tani nga okupimi i Armenisë 5 rajone, 3 qyteza dhe rreth 240 fshatra si dhe disa lartësi të rëndësishme.

 


Lajme të ngjashme