Karabaku Malor – Ushtria azerbajxhanase shkatërron një kazermë armene
Ushtria azerbajxhanase, e cila po kryen një operacion për të çliruar territoret saj nga pushtimi, ka shkatërruar një kazermë armene.
1522913

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi përmes medias sociale se një kazermë armene në fshatin Tonashen, nga vija e frontit në drejtim të Tartarit, është goditur nga artileria e ushtrisë azerbajxhanase.
“Selia e Regjimentit 7. Malor të Divizionit 10. Malor të Forcave të Armatosura të Armenisë në fshatin Tonashen, kazermat, automjetet e ngarkuara me municion dhe infrastruktura të tjera ushtarake u shkatërruan nga sulmet e artilerisë”, shkroi Ministria në “Twitter”.
Ajo gjithashtu shpërndau pamjet e xhiruara nga ajri në momentin e goditjes së kazermës.
Lajme të ngjashme
