Ushtria e Azerbajxhanit asgjësoi shumë objektiva të Armenisë

Ushtria azerbajxhanase i ka shkaktuar shumë humbje forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit, kanë hapur zjarr përgjatë gjithë natës ndaj ushtarëve dhe vendbanimeve civile azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit.

1517931

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, u bë e ditur se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtim të frontit në Hocavend, Fuzuli dhe Gubadli.

Në pika të ndryshme të frontit u asgjësuan 2 tanke T-72, 2 sisteme raketash Grad, 14 lloje të ndryshme topa artilerie, disa posta policore dhe 6 makina që i përkisnin ushtrisë armene, gjithashtu u neutralizuan edhe një numër i madh personeli ushtarak.

Deklarohet se fronti është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

Ministria deklaroi gjithashtu se u neutralizuan disa ushtarë të nivelit të lartë të ushtrisë armene, dhe njëri prej tyre ishte zëvendëskomandanti i Armatës së Parë të Forcave Tokësore, Arthur Sarkisyan.

Lajme të ngjashme