Javad Zarif: Irani ka gati një propozim të përhershëm për zgjidhjen e problemit të Karabakut Malor

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi të martën se kanë përgatitur një propozim për zgjidhjen e konfliktit të Karabakut Malor dhe se do t'ia paraqesin atë Bakusë dhe Erevanit gjatë ditëve në vijim.

1517012
Javad Zarif: Irani ka gati një propozim të përhershëm për zgjidhjen e problemit të Karabakut Malor

“Irani ka përgatitur një propozim të përhershëm për zgjidhjen e problemit të Karabakut Malor. Zëvendësi im për çështjet politike (Abbas Araghchi) do të vizitojë Bakunë dhe Erevanin për këtë çështje në ditët e ardhshme”, tha Zarif duke folur për televizionin shtetëror iranian.

Shefi i diplomacisë iraniane nënvizoi se problemi që po jetohet në kuadrin e respektimit të integritetit territorial të Azerbajxhanit, duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore përmes mjeteve diplomatike.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “IRNA” njoftoi se Zëvendësministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, do të shkojë në Baku të hënën dhe do të vizitojë Moskën, Erevanin e Ankaranë gjatë ditëve në vijim.



Lajme të ngjashme